Ende nuk është e qartë nëse Abdelhamid Abaaoud, 28-vjeçari, i dyshuari kryesor për sulmet e të premtes në Paris, është njëri nga personat brenda banesës në Saint Denis.
Mendohet se ai tashmë është kthyer në Siri, shkruan BBC, transmeton KosovaNews.info
28-vjeçari është rritur në Molenbeel, në një lagje të Brukselit.
Ai njihet si bashkëpuntor i Salah Abdeslam, i cili është në arrati pas sulmit të Parisit dhe poashtu vëllau i Brahimit që hodhi vetën në erë në Paris.
Brahimi vdiq në Comptoi Voltaire bar, pa vrarë të tjerët. Besohet se të gjithë nga sulmuesit e Parisit ishin të rekrutuar në ISIS.