Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë, do të organizojnë edhe sot protestë, kundër marrëveshjes për Asociacionin dhe Demarkacionit me Malin e Zi.
Këtë gjë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.
Në dy ditët e kaluara, opozita ka protestuar. Në protestat e djeshme, pas arrestimit të Donika Kadaj-Bujupi, protesta përshkallëzoi në dhunë, ku u hodhën gurë, ngjyra, koktej molotovi, u demoluan dhe dogjën vetura si dhe u sulmuan institucionet shtetërore.
Gjatë kësaj proteste, policia ka rrestuar disa aktivistë të opozitës.
Ndërkaq, protesta e sotme ende nuk dihet se kur do të fillojë. Nitaj ka thënë se orën e saktë të nisjes së protestës e nuk e di.
Mbajtjen e protestës e ka konfirmuar për lajmi.net, edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i cili ka thënë pas pak partitë opozitare do ta kenë një takim ku do të vendosin se në çfarë ore do të fillojë protesta.