Publicisti Bajrush Morina, u ka bërë thirrje kryeqytetasve që të dalin dhe të mbrojnë Prishtinën, nga siç ka thënë ai, katundarët uzurpatorë e huliganë.
Ndonëse nuk është gjakovar, por i lindur në një fshat të Rahovecit, Morina në një shkrim autorial ka shkruar se janë llajpjanëet, drenicakët, dukagjinasit e edhe anamosavasit katundarë të cilët e kanë shkatërruar vendin.
“A po e shihni se tash e 15 vjet pas lufte po ua shkatërrojnë qytetin tuaj të lashtë, ne huliganët politikë e katundarët*1 provincialë nga Llapi, Drenica, Dukagjini, Anamorava e dreqi i mallkuar!
Dilni e mbrone qytetin tuaj!”, kështu e ka filluar shkrimin e tij publicisti Morina.
Ndërkaq, në fund të shkrimit Morina e ka pranuar se vet është një katundar i lindur në Dukagjin, por se nuk është uzurpator e huligan./Indeksonline/