Lajmet e fundit

LDK: Procesi në përgjithësi i rregullt, ka edhe parregullsi

Lidhja Demokratike e Kosovës po e ndjek me kujdes të madh procesin zgjedhor në mbarë vendin që nga minuta e hapjes së vendvotimeve.

Shtabi Qendror Zgjedhor i LDK-ja vlerëson se procesi deri më tani në përgjithësi ka qenë i rregullt. Ndërsa, janë evidentuar edhe parregullsi, të cilat po i theksojmë më poshtë.

Prizren: Në Shkollën teknike, Qendra e Votimit nr. 2042a, është evidentuar një tentativë për ta nxjerrë jashtë një fletëvotim, nga ana personit të quajtur Gëzim Rrozniqi.

Prishtinë: Në orën 8:03H, qytetarët Drilon Piria dhe Avdi Pira informojnë se në Qendrën e Votimit të Fakulteti Ekonomik nuk është askush në tavolinën e informatave për votuesit. 

Po ashtu, sigurimi po i kthen votuesit pa i verifikuar nëse janë votues në këtë qendër apo jo. 
Malishevë: Ora 8:39H, Avni Thaçi, i caktuar nga PDK-ja në fshatin Mirushë, është bërë Menaxher i Qendrës së Votimit, edhe pse ndodhet nën hetime për manipulime (vjedhje të votave në zgjedhjet e kaluara) në zgjedhjet e kaluara.

Peje: Ora 9:24H, shiritat e mbylljes së kutive të votimit mungojnë në Qendrën e Votimit 1724C – Kryshec, VV 02R. 

Drenas: Ora 9:11H, në Qendrën e Votimit 0315 E, në Shkollën e mesme ,,Fehmi Lladrovci” është vendosur posteri i PDK-së me nr. 99 dhe pas vëzhgimit të përfaqësuesve tanë, gjatë fotografimit, ka ndërhyrë sekretari i shkollës, Isak Ismajli. Kjo pano është vendosur që nga dita e djeshme.

Prizren: Ora 09:45H, në Qendrën e Votimit në Atmaxhë, 2039a, truproja e Ramadan Mujës, kandidat i PDK-së, i cili është nga i njëjti fshat nuk po largohet nga aty dhe po u bën presion qytetarëve.

Prizren: Ora 09:52H, në fshatin Skorobisht, Qendra e Votimit 2038a, mungojnë 68 fletëvotime. Votues të regjistruar janë 1168, fletëvotime të dorëzuara 1100.

Prizren: Ora 10:01H, në Qendrën e Votimit 2003a, Ortakoll, Njiazi Kryeziu, kandidat i PDK-së dhe Sekretar i Degës së PDK-së, kryesues i KK Prizren, është brenda qendrës së votimit duke bërë presion.

Prizren: Ora 10:00H, në Shkollën fillore “Lekë Dukagjini”, vendvotimi 2007a, kemi siguruar një video, në të shihet një qytetar duke i dhënë një zarf një qytetari tjetër, dyshohet për shpërndarje të të hollave. Shih videon bashkëngjitur!

Deçan: Ora 10:05H, zyrtarë të AAK-së po pengojnë procesin e votimit në fshatin Isniq. Shih fotot e bashkëngjitur!

 

 

About the Author:

Leave a Reply

Your email address will not be published.