Liderët e parive opozitare VV, AAK dhe NISMA tashmë janë mbledhur në selinë e AAK-së.
Në selinë e AAK-së tashmë kanë arritur lideri i VV-së Visar Ymeri, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nga Nisma, ku pritet shpejt të fillojë takimi raporton Indeksonline.
Në takim po ashtu po merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari i VV-së, Driton Çaushi.
Gjatë këtij takimi pritet të merret vendim se a do të ketë protestë edhe sot./Indeksonline/