Lajmet e fundit

Vdes një minator në Leposaviç

Një minator 41 vjeçar ka vdekur sot gjatë një aksidenti që ndodhi në minierën Belo Brdo në Komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Drejtori regjional i Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq, për agjencinë e lajmeve Tanjug ka thënë se aksidenti ndodhi sot pas orës dhjetë, pas rrëshqitjes së tokës në minierë, transmeton Klan Kosova.

Një minator e ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerët që ishin me të kanë shpëtuar pa marrë plagë”, ka thënë Bojiq.

Minatori i vdekur është nga fshati Gumnisht i Komunës së Leposaviqit, ndërsa trupi i tij sot është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë, ka thënë zyrtari i policisë.

Miniera Belo Brdo ndodhet në veri të Kosovës dhe në të janë të punësuar minatorët e Trepçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.