Lajmet e fundit

Situatë që të ikësh sa më parë nga Kosova

Njohësi i proceseve politike në vend, Nexhmedin Spahiu, u ka bërë thirrje liderëve politikë që ta gjejnë gjuhën e kompromisit.
Ai ka thënë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje. “Situata është e tillë që të ikësh sa më parë nga ky vend, por çështja është ku të shkosh. I gjithë planeti është bërë i pasigurt. Vendet ku tradicionalisht kanë emigruar shqiptarët: Evropa Perëndimore dhe Turqia janë bërë të pasigurta nga terrorizmi. Terrorizmi po troket edhe në derën tonë, e ne po luajmë me zjarr”, ka thënë ai.Deklarata e plotë e Nexhmedin Spahiut:

Situatë që të ikësh sa më parë nga Kosova, por ku se?

Pushteti dhe opozita në Kosovë në vend se ta ulin retorikën e konfliktit po e ngritin akoma më lart. Pushteti po mban seanca të parlamentit fshehurazi nga pozita si Rugova në kohën e Millosheviqit.
Zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Nëse do të mbaheshin zgjedhje në Kosovë tani, partitë që janë në pushtet vështirë se do të mund të afroheshin te kutitë e votimit. Zgjedhjet do të ishin jo shprehje e vullnetit të qytetareve (që edhe ashtu janë të trullosur dhe zakonisht nuk i votojnë më të mirët), po shprehje e aftësisë për të grabitur kutitë e votimit. Nëse opozita paraqitet e bashkuar, atëherë me sa po shihet, kutitë e votimit do të bëheshin prona të saj.
Situata është e tillë që të ikësh sa më parë nga ky vend, por çështja është ku të shkosh. I gjithë planeti është bërë i pasigurt. Vendet ku tradicionalisht kanë emigruar shqiptarët: Evropa Perëndimore dhe Turqia janë bërë të pasigurta nga terrorizmi. Terrorizmi po troket edhe në derën tonë, e ne po luajmë me zjarr.
Krejt kjo është pasojë e rënies së vlerave morale. Njerëzimi e sidomos kosovarët duhet t’u kthehen vlerave morale: besimit, dashurisë, dhembshurisë, sakrificës, thjeshtësisë, korrektësisë, respektit, tolerancës, sinqeritetit, faljes, zellit për punë, durimit, guximit dhe mbi të gjitha shpresës për të ardhmen.
Prandaj duhet të sillemi më me dashuri e respekt për Kosovën tonë: liderët politikë duhet të gjejnë gjuhën e kompromisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.