Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ka hedhur votën e tij në zgjedhjet lokale, ka thënë se ky proces zgjedhor është test evropian për Republikën e Kosovës.
“Këto janë zgjedhjet e para të lira që po organizohen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe janë historike për shtetin tonë të ri. Kaluam një vit të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë me sukses ta plotë”.
“Tani kemi hapur rrugën e sigurt për integrime evropiane, procesin e stabilizim asociimit dhe procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë Thaçi në cilësinë e kryeministrit të Kosovës.