Krerët e opozitës kanë lënë të kuptohet pas takimit të sotëm se nuk do të ketë vazhdim të protestave të djeshme edhe sot dhe se protesta e ardhshme do të mbahet më 28 Nëntor ashtu siç është paralajmëruar ditë më parë.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se dje nuk ka pasur protestë por reagim për veprimet e shtetit të Kosovës ndaj deputetëve të opozitës.
Kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka thënë që opozita nuk do të ndalet me reagime deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë.