Lajmet e fundit

Haradinaj: Dikush mund t`ia thyejë dyert edhe Mustafës e Thaçit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Isa Mustaf ,a zëvendësi i tij Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me shefin e policisë, Shpend Maxhuni kanë dhënë urdhër për arrestimin e djeshëm të deputetës Donika Kadaj-Bujupi

Ai ka shtuar  se dikush do të mund t`i thyejë dyert e Mustafës dhe Thaçit ashtu sikurse ndodhi me ato të banesës së Albin Kurtit dhe të tjerëve.

Kreu i AAK-së njëherit i ka bërë thirrje policisë që siç tha ai “të mos bëhet instrument i politikës”

Ndërsa, sa i përket pjesëmarrjes së pakët të qytetarëve në protestë ai ka potencuar se Opozita nuk ka bërë thirrje për protestë.

Këto komente, Haradinaj i bëri pas takimit që pati me liderët e subjekteve opozitare ku u morr vendimi që sot të mos ketë protestë, njofton Klan Kosova.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.