“ Presidentja duhet të tregoj unitetin e presidentit me qytetarët në baze të kushtetutës si faktorë uniteti politik.
Presidentja duhet të kërkoj ti mbroj qytetarët dhe vendin nga abuzimet e Qeverisë me vendime kundërkushtetuese dhe të dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen e vendit.
Presidentja duhet ti kërkoj Qeverisë, të rishikoj vendimet dhe marrëveshjet politike të nënshkruara në raport me Serbinë në Bruksel.
Presidentja duhet të tregoj fuqi politike në unitetin e vendit.
Vendi është ai që i jep mundësin me anë të kushtetutës ta mbrojë vendin dhe interesat e Kosovës.
Prandaj ajo duhet të jetë presidente e vendit dhe jo presidente e Qeverisë së Kosovës
Kosova ka nevoj për demokraci dhe shtet demokratik.
Protestat janë të ligjshme me kushtetutë “ ka thënë deputeti I KK-së, që vie nga PDK-ja, z.Nait Hasani për Agjencinë e Lajmeve” Shqip. Press ”.