Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka votuar në shkollën e mjekësisë në kryeqytet.
Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“E shfrytëzova të drejtën e qytetarit. Votova. I ftoj qytetarët e Prishtinës, qytetarët e Kosovës që të votojnë. Me votë mund ta ndryshojmë gjendjen tonë për të mirë dhe unë besoj që po e ndryshojmë për mirë”, pohoi Haradinaj.