Lajmet e fundit

Në cilin burg po qëndron deputetja Donika Kadaj Bujupi?!

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi do t’i kalojë ditët e saja të paraburgimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Kjo pasi që është caktuar masa e paraburgimit prej një afati 30 ditë.

Për këtë masë të paraburgimit bashkëshorti i deputetes, Naser Bujupi, kishte paralajmëruar ankesë dhe sot mbrojtja e Kadaj-Bujupit ka dorëzuar ankesën në Gjykatën e Apelit.

Gjykata Themelore e Prishtinës me datë 18 nëntor ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj deputetes Kadaj Bujpi me arsyen se pandehura dyshohet se ka përdorur mjet të rrezikshëm dhe mund ta përsërit veprim e njëjte. Pesha e veprave sipas dokumentit zyrtar te Gjykatës Themelore, të pandehurës i kanoset dënim kumulativ penal- me gjobë 10 mijë euro dhe me burgim 1-10 vite.

Për masën e paraburgimit është ankuar avokati i deputetes, Arianit Koci, duke thënë se kualifikimi juridik i veprës është i gabuar dhe se prokuroria nuk ka arritur të argumentoj se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale. Ata edhe kanë dërguar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Avokat Koci, në një prononcim për Express, ka thënë se Gjykata ka injoruar pretendimet e mbrojtjes lidhur me imunitetin e deputetes dhe se ka shkuar përtej kërkesës së prokurorisë duke përmendur rrezikun e ikjes.

“Prokuroria fare nuk e ngrit si çështje rrezikun e ikej. Gjithashtu si çështje kam përmendur edhe faktin që nuk është bërë fare ekspertiza për tymin në seancë”, ka thënë ai.

Për të vendimi i Gjykatës nuk ka qenë as i drejtë, as i ligjshëm, dhe as proporcional dhe nuk ka ndikuar në forcimin e zbatimit të ligjshmërisë e as në qetësimin e situatës politike.

Për vendimin e Gjykatës edhe bashkëshorti i deputetes Naser Bujupi kishte thënë se është politikë dhe se do të bëjnë ankesë.

Donika Kadaj Bujupi është arrestuar në mëngjesin e 18 nëntorit nga Policia e Kosovës. Seanca disa orë në Gjykatën Themelore ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgimin e deputetes. Ky vendim ka ngjallur protesta të dhunshme në rrugët e kryeqytetit nga partitë opozitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.