Lajmet e fundit

Krasniqi: As arrestimi i deputeteve nuk do ta zmbraps opozitën

Opozita nuk e ka ndërmend të heq dorë nga realizimi i kërkesave të tyre të cilat ia kanë shtruar Qeverisë së Kosovës kohë më parë.

Zyrtarë të VV-së shprehen se arrestimi i deputetëve të partive opozitare nuk do ta sprapsë opozitën deri në realizimin e kërkesave të tyre. Madje, ata thanë se protestat nuk do t’i anulojnë në asnjë mënyrë.

Në një prononcim për ORAinfo, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se përpjekjet e policisë për arrestimin e deputetëve po bëhen me qëllim të tensionimit të situatës.

“Përndjekjet që po i bën policia ndaj deputetëve të opozitës kanë për synim tensionimin e situatës. Është absurde dhe e papranueshme që Qeveria e Kosovës ta shndërrojë vendin në shtet policor, kurse shtetin policor ta vejë në funksion të realizimit të “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi” , është shprehur Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se aktivitetet e partive opozitare do të vazhdojnë deri në tërheqjen e marrëveshjeve nga kryeministri Mustafa.

“Opozita nuk do të ndalet dhe do ta rrisë intensitetin e aktiviteteve të saj, deri në tërheqjen e marrëveshjeve”, ka shtuar zëdhënësi i LVV-së.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.