Talibanët pakistanezë kanë emëruar një shef të ri të përkohshëm, pas vdekjes së liderit të grupit militant, Hakimullah Mehsud, gjatë një sulmi të telekomanduar amerikan.
Një komandant talibanez i ka thënë Radios Mashaal, në kushte anonimiteti, se Asmatullah Shaheen Bhittani është emëruar shef i përkohshëm i grupit Tahreek-e-Taliban, të dielën.
Zëdhënësi ka thënë se një zëvendësues i përhershëm për Mehsudin nuk është zgjedhur ende.
Mehsud u vra në Vaziristanin Verior të premten.
Pakistani e ka thirrur në bisedë informative ambasadorin amerikan për të protestuar kundër sulmit, duke thënë se ai e ka dëmtuar procesin e paqes në këtë vend.