Lajmet e fundit

PJESA 5: Çka ka thënë dëshmitari i Hagës për liderët ushtarakë dhe politikë të UÇK -së? DOKUMENT EKSKLUZIV

Ish-punonjësi i policisë serbe, Hamz Hajra, në  dëshminë së tij për dy hetuesit e Tribunalit të Hagës kishte rrëfyer burgosjen e tij në Dubravë nga UÇK-ja.

Hajra tregon se në burgun e Dubravës ishte së bashku me dy inspektor tjerë të cilët ishin pensionuar në vitin 1990.

“Unë kam qenë në Dubravë dymbëdhjetë ditë. Ata nuk më kanë liruar. Ata më kanë dërguar në Ferizaj në një shtëpi të Serbëve. Në portën kryesore të oborrit ka qenë e shkruar UÇK/KLA. Ejup na ka dërguar në këtë shtëpi. Unë kam qenë me dy inspektorë të tjerë të cilët janë pensionuar në 1990. Haljet LOKI nga Kaqaniku dhe një njeri tjetër” kishte dëshmuar Hajra.

Më tutje ai kishte treguar se si KFOR-i i kishte gjetur në atë burg.

“Dhe KFOR-I na ka gjetë në atë burg. Prej stacionit të policisë, ka ardhë Kapiten MANDELA. Ai më ka liruar. Ai më ka pyetur se ku kam qenë, ku kam punuar, atij ia kam treguar të gjitha këto që po ju tregoj juve”.

Hajra tregon se gjatë qëndrimit në Ferizaj, UÇK-ja kishte kërkuar që ai të shkonte tek Sami Lushtaku në Drenicë, por kjo nuk kishte ndodhur.

“ Unë kam qenë në atë shtëpinë e fundit në Ferizja pesë ditë. Ata kanë dashur që unë të shkoj te Sami LUSHTAKU në Drenicë. Komandanti i UÇK-së, ai ende është komandant. Nuk kanë mundur të më dërgojnë sepse KFOR-i më gjeti i pari” kishte rrëfyër Hajra.

Hajra më tej kishte treguar se KFOR-i kishte arrestuar personat që e kishin mbajtur të burgosur në Ferizaj.

“ I kanë arrestuar pesë ose gjashtë. KFOR-i atëherë më ka kthyer në banesën time në Gllogovc. Bilal CEKU I ka pasur në posedim të gjitha dokumentat e mija personale dhe dokumentet e banesës time dhe gruas time” .

Hajra më pas kishte treguar se si kishte kërkuar nga UNMIK-u që të bastisnin shtëpinë e Sami Lushtakut.

“ Unë kam shkuar në UNMIK dhe i kam thënë të bastisin në Skenderaj në shtëpinë e Sami Lushtakut. Samiu tani punon në Prizren. Ai është komandant i zonës së tretë të TMK-së në Prizren”.

Sipas dëshmisë së Hajrës dhënë dy hetuesve të Tribunalit të Hagës, UÇK-ja i kishte thënë atij se do ta vrisnin.

“ UÇK-ja më ka thënë që do të më vrasin.Sepse atë e urrejnë policinë. Unë nuk kam mundur t’i ndali serbët. Unë nuk kam punuar për ta. Ata kanë ardhur me dhunë dhe të gjithë në rajon e dijnë që unë kam punuar në polici. Unë nuk kam mundur të gjej ndonjë punë tjetër profesionale, prandaj kam vazhduar në atë punë profesionale. Po të kasha ditur që do të ketë luftë nuk do të kasha vazhduar “.

Sipas Hajrës “ UÇK-ja kishte vrarë  rreth 30 bashkëpuntorë të serbisë”.

“Unë kam qenë I punësuar , ajo ka qenë puna ime. Unë nuk kam bërë arrestime politike” kishte përfunduar Hajra./parrotlla.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.