Lajmet e fundit

Serbia më afër Kosovës, NATO ia heq ndalesën ajrore

KFOR-i sot ka hequr ndalesat që ka aplikuar në hapësirat ajrore të Serbisë të vendosura në vitin 1999.

Lajmi është dhënë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se KFOR-i ka vendosur ta relaksojë zonën e sigurisë, transmeton KosovaPress.

“Këto ndalesa që ende janë valide për disa pjesë të Serbisë nuk do të ekzistojnë më”, ka thënë Stoltenberg duke shtuar se kjo do të thotë integrim i plotë i Serbisë në hapësirën ajrore evropiane.

Ai ka thënë se ky është një veprim konkret për përmirësimin e marrëdhënieve NATO- Serbi.

Sipas Stoltenberg, vendimi është marrë si rrjedhojë e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit.

Ndalesa ajrore ndaj Serbisë e njohur si Zona e Sigurisë Ajrore, në 16 vitet e fundit wshtë zbatuar në një hapësirë ajrore prej 24 kilometra drejt Serbisë Qendrore duke filluar nga “kufijtë administrativ” me Kosovën.

Stoltenberg sot ka nisur një vizitë dyditore në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.