Komuna e Prishtinës, është duke shpërndarë qumësht me afat të skaduar nëpër shollat e Prishtinës. Këtë për Express e kanë thënë disa burime të afërta me komunën. Gjithashtu ata kanë treguar se këtë është duke e mbajtur fshehët komuna. Drejtorët e disa preje këtyre shkollave kanë treguar se qumështin nuk e kanë shpërndarë për ndërrimin e pasdites. Furnizimi me qumësht në shkollat e Prishtinës i është dhënë Kompanisë Vita, pronë e Korporatës “Devolli”
Nxënësit e disa shkollave të Prishtinës, të ndërrimit të pasdites, sot nuk e kanë shijuar fare qumështin që Komuna e Prishtinës ua shpërndanë atyre. Ndaljen e konsumimit të tij e kanë bërë dyshimet se qumështi nuk ka afat të skadences.
Derisa, disa nxënës të shkollave të tjera dyshohet se e kanë konsumuar atë, pasi personeli i shkollave e ka bërë shpërndarjen e tyre nëpër klasa.
Këto dyshime, janë ngritur në shkollat “Naim Frasheri”, në shkollën “Asim Vokshi”, ë shkollën e “Gjelbër” dhe në “Nazim Gafurri”.
Gazeta Express ka tentuar të flasë me drejtorët e këtyre shkollave, por disa prej tyre kanë qenë të paqasshem.
Derisa drejtoresha e Shkollës “Naim Frasheri”, Drita Hyseni ka thënë se qumështin nuk e kanë shpërndarë për ndërrimin e pasdites.Sipas saj, këtë e kanë bërë pasi kanë marrë një urdhër nga kompania furnizuese.
“Na është thënë që mos ta bëjmë shpërndarjen për ndërrimin e pasdites. Nuk na kanë dhënë më shumë informata. Ne kemi vepruar ashtu dhe ndërrimit të pasdites nuk i kemi shpërnda fare qumësht”, ka thënë Hyseni.
Burimet kanë treguar se ne shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë qumështi me afat të skaduar është në deponim dhe nuk është shpërndarë fare. Derisa, sipas këtyre burimeve qumështi me afat të skaduar është shpërndarë në Shkollën “Asim Vokshi”, në shkollën “E Gjelbër” dhe në “Nazim Gafurri”.
Gazeta Express ka kontaktuar edhe më Komunën e Prishtinës dhe ka kërkuar sqarime për këtë çështje, por zyrtarët për media kanë thënë se nuk kanë informata të tilla.
Ata kanë premtuar se posa të kenë një informatë të tillë do të na lajmërojnë.
Komuna e Prishtinës furnizimin me qumësht për shkolla e bënë nga kompania “Devolli”, të cilës edhe ia ka besuar tenderin në vlerë prej 40 mijë e 761 euro.