Lajmet e fundit

Limaj i fton të gjithë deputetët të kundërshtojnë Asociacionin dhe Demarkacionin

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në kundërshtimin e marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai ka shtuar se tërheqja e këtyre marrëveshjeve është në interes të Kosovës.

“Shtimi i zërave nga deputetët e koalicionit qeveritar kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionit të komunave serbe është për tu përshëndetur. Unë i inkurajoj edhe deputetët dhe poashtu zyrtarë tjerë të koalicionit qeveritarë të ndjekin shembullin e kolegëve të tyre sepse tërheqja nga këto marrëveshje është në interes të Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published.