Lajmet e fundit

Gjuriq reagon ndaj Vlora Çitakut

Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar lidhur me pohimet të ambasadores Vlora Çitaku se në veri të Kosovës ekzistojnë edhe më tutje struktura paralele.

Ai në një intervistë për Beta ka thënë se është e çuditshme se si ambasadorja e Kosovës në SHBA, gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të drejtën e serbëve të veriut për të protestuar e ka quajtur si pengesë.

“Mua më çuditë fakti se si dikush të drejtën demokratike të serbëve në veri të Kosovës për të protestuar kundër zvarritjes së asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Nëse shqiptarët në Prishtinë kanë të drejtë të protestojnë kundër marrëveshjes së Asociacionit, duhet që edhe serbët në Kosovë ta kenë të njëjtën të drejtë”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se për dallim me shqiptarët në Prishtinë të cilët kanë qenë të dhunshëm, serbët në Veri kanë qenë të qetë gjatë protestave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.