Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka theksuar se marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe me Malin e Zi, tashmë kanë rënë. Ajo në një shënim në FB ka thënë se opozita nuk tërhiqet.
Ky është shënimi i saj:
Marrëveshjet që duhet të kalojnë mbi burgosjen e opozitës, bastisjen e deputetëve, arrestimet nëpër rrugë, nuk do të jenë asnjëherë legjitime. Mosguximin e tyre për ta kundërshtuar Serbinë, edhe kur ajo e bllokon shtetin tonë gjithandej, Isa e Thaçi po mundohen ta fshehin përmes agresivitetit qyqar ndaj opozitës.
“Zajednica” dhe demarkacioni tashmë kanë rënë. Nuk mund të jetë valid asnjë projekt kaq jopopullor që kërkon masa policore për realizimin e tij.
Ose do të detyrohen ta burgosin tërë opozitën, ose përndryshe “Zajednica” dhe demarkacioni nuk do të kalojnë. Normalisht, që e dyta do të ndodh.
Opozita nuk tërhiqet. Normaliteti nuk do të kthehet, pa hequr dorë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nga besnikëria ndaj Serbisë.