Mefshtësia e treguar nga fuqitë perëndimore dhe pasiguria amerikane për një ndërhyrje tokësore në Siri, kanë bindur shumë analistë perëndimorë për çështjet e sigurisë se, SHBA-të dhe aleatët nuk munden t’i japin zgjidhje luftës kundër ISIS.
Ka nga ata që mendojnë se zgjidhja mund të vijë vetëm nga fuqia e Rusisë. Një ndër këta persona është edhe ish-këshilltari i Barack Obama-s, Guenyth Todd, i cili ka folur për ngjarjet në Paris dhe prespektivën në luftën anti-ISIS.
Sipas tij, SHBA e ka të vështirë të nisë sulmet, pasi i druhet reagimit kundërshtues të shumicës së popullit amerikan
“Rusia është e vetme fuqi e madhe në gjendje të shkatërrojë ISISin, pasi mund të shpërfillë akuzat dhe presionet e mediave perëndimore. Bota ka nevojë për një vend shumë të fuqishëm që është i gatshëm të bëjë gjithçka për të luftuar terroristët.
Njëkohësisht, duhen shpërfilluar akuzat për shkelje të të drejtave njerëzore dhe ndërprerjen e burimeve financiare të ISIS, që vijnë nga Turqia dhe vendet e Gjirit.
SHBAtë janë të pafuqishme të ndërhyjnë. Ata do të ndiheshin shumë të çliruar nëse Rusia do shkatërronte ISISin”,- tha ish këshilltari i presidentit Obama, Guenyth Todd.