Lajmet e fundit

Selimi: Selia e VV’së po mbahet e rrethuar nga policët civilë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se sot gjatë gjithë ditës, por edhe në orët e mbrëmjes selia e Vetëvendosjes po mbahet nën vëzhgim e policëve të uniformuar, por më shumë nga policët civilë.

Selimi ka thënë se ata janë në dijeni dhe pothuajse i kanë identifikuar personat që po qëndrojnë para selisë së Vetëvendosjes dhe se nuk janë të befasuar.

“Por ajo që është paqartë në këtë moment është urdhri i dhënë për një gjë të tillë. Kush i ka urdhëruar ata njerëz”, ka thënë Selimi për Indeksonline.

Leave a Reply

Your email address will not be published.