Teksa Bashkimi Europian trumpeton për hartimin e politikave të reja për mbrojtjen e refugjatëve, një video e shpërndarë në internet nga instituti turk i diplomacisë, ka shokuar opinionin publik.
Pamjet e publikuara nga “The Guardian” flasin qartë sesi një roje bregdetare greke, mundohet të fundosë një gomone me refugjatë, e cila kërkonte të zbarkonte në breg.
Pamjet janë xhiruar në 12 nëntor në detin Egje.