Rreth 1,300 emigrantë janë mbledhur në qytetin grek, Idomeni dhe kanë protestuar kundër vendimit të autoriteteve maqedonase.
Vendimi i autoriteve nga Maqedonia, që të kthejë pas emigrantët që nuk janë nga zonat e luftës ka nxitur reagim në mes të emigrantëve, transmeton Gazeta Blic.
Shumica e protestuesve ishin nga Maroku, Algjeria, Tunizia, Libia, Libani, Irani, Pakistani, Bangladeshi dhe Kongo.
Ata janë kërkuar që të lejohen të kalojnë kufirin duke thirrur me parrullat e tilla, si ‘Liri!’ ‘Ne nuk jemi terroristë’ dhe ‘Ne nuk do të kthehemi pas’.
Emigrantët të cilët nuk janë duke u lejuar të kalojnë tutje, kanë ngritur kampe në Idomeni.