Lajmet e fundit

Ymeri: Isa e Hashimi po veprojnë sikurse Putini në Rusi

Ata janë të vendosur, nuk do të lejojnë të mbahet në normalitet asnjë seancë në Kuvendin e Kosovës, deri sa Qeveria të anuloj marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Arrestimi i deputetes Donika Kadaj-Bujupi dhe fletëarrestet për tre deputetët e Vetëvendosjes, i quajnë antiligjor dhe si të tilla i krahasojnë me veprimet e Putinit në Rusi.

Kritikat e ndërkombëtarëve nuk duan ti shohin si shenj kundër tyre. Ata janë të bindur se i kanë me të drejtë qëndrimet e tyre. Thonë se janë të bashkuar më shumë se asnjëherë. Kjo është opozita parlamentare, dhe e tillë do të jetë deri në arritjen e qëllimeve të tyre të bëra publike. Kështu shprehet në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri.

I pari i partisë më të madhe opozitare, tregon se nuk i kanë ndaluar veprimet për të kundërshtuar Asociacionin dhe Demarkacionin. Sipas tij, policia po ushtron dhunë dhe agresion ndaj opozitës me urdhra të Shpend Maxhunit e komandantëve të njësive policore, të cilët politikisht udhëhiqen nga Isa Mustafa e Hashim Thaç i.

Ymeri: Përndjekja ndaj opozitës po bëhet me urdhër të Mustafës e Thaçit

“Ata përveç arrestimit të njërës prej deputetëve, kishin ndërhyrë dhe kishin demoluar banesat e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut. Dhe këto janë veprime të papranueshme për ne dhe kjo përndjekje e opozitës duhet të përfundoj menjëherë. E kemi parë PK-në të urdhëruar nga krerët e saj Shpend Maxhuni dhe komandantët e njësiteve se si kanë shtuar brutalitet ndaj opozitës me urdhër të drejtpërdrejt të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Kjo tregon që ky pushtet është i gatshëm që t’i vejë institucionet e Kosovës në funksion të një projekti i cili e shkatërron këtë Republikë. Projekt ky i Qeverisë i cili është materializuar në këto dy marrëveshje, atë për Zajednicën dhe atë për Demarkacionin”, tha Ymeri.

Lideri i VV-së thotë se reagimet e deritashme të opozit ës kanë qenë përgjigje karshi brutalitetit të pushtetit të ushtruar ndaj opozitës. Ai tregon me 28 nëntor do ta organizojnë një manifestim i cili do të jetë i përqendruar në kundërshtimin e politikave të Qeverisë dhe marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin. Këtë datë, Ymeri thotë se e zgjodhën për një arsye të thjeshtë.

Ymeri: Zgjodhëm 28 nëntorin për manifestim kundër Qeverisë, pasi ka rëndësi të veçantë

“28 nëntori ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe si datë edhe për shqiptarët si komb, por edhe për Kosovën dhe si e tillë natyrisht që është datë që duhet të çmohet dhe është datë domethënëse. Dhe domethënia e këtij manifestimi siç e shpreha edhe një herë është manifestim i gatishmërisë së qytetarëve për t’i dal në mbrojtje të republikës, republikë kjo që po cenohet vazhdimisht nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi, e veçan ërisht përmes marrëveshjeve ku ata vendosen kryekëput në krah të interesave të Serbisë. Kjo është domethënia e datës së 28 nëntorit dhe manifestimit të cilin e kemi organizuar po atë ditë në sheshin “Zahir Paraziti””, thekson ai.

Visar Ymeri thotë se Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli, nuk do t’i përgjigjen kërkesës së prokurorisë për intervistim. Fletëarrestet e lëshuara për ta janë antiligjor dhe antikushtetues, sepse nuk mund të arrestohen deputetët pa iu hequr paraprakisht imuniteti nga Kuvendi, thotë Ymeri.
Sipas tij, krerët e këtyre dy institucioneve janë të kapura nga pushteti dhe në këtë drejtim përgjegjësinë e bartë pushteti politik. Madje ai drejton gishtin nga Mustafa e Thaçi, për të cilët thotë se dhanë urdhër nga njëra prej skutave të Kuvendit në një seancë ilegjitime, për t’i arrestuar deputetët e opozitës.

Ymeri: Deputetët kanë imunitet, s’mund të arrestohen

“Së pari ka vlerësime të ndryshme të eksperteve ligjor, të njohësve të çështjeve ligjore të cilët thonë që arrestimi i këtillë i deputetëve pa ua heq imunitetin deputetëve nga seanca e Kuvendit të Kosovës, është edhe antikushtetues edhe antiligjor. Dhe, nëse Prokuroria ka ndërmarr një vendim që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjet, atëherë natyrisht që një vendim i tillë nuk mund të respektohet. Sepse prapë po e them, se nuk po flasim këtu për një prokurori të shtetit siç do duhej të ishte, ne po flasim këtu për një prokurori të kapur nga pushteti dhe po flasim për një polici, krerët e të cilës po ashtu janë të kapur nga pushteti dhe po veprojnë në bazë të urdhrave politik të pushtetit”, shprehet Ymeri.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dhënë para tri viteve rreth imunitetit të zyrtarëve të Qeverisë, Kuvendit, Presidenc ës, për Ymerin nuk mund të merret për bazë në këtë rast, meqë nuk është rasti i njëjtë sikurse ai i atëhershëm kur EULEX-i kërkonte heqjen e imunitetit të deputetit Fatmir Limaj, i cili akuzohej për krime lufte.

Ymeri: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për imunitetin nuk përkon me situatën aktuale

“Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, ky trajtim i Gjykatës Kushtetuese ka qenë përgjigje karshi një situate të caktuar, siç e dimë atëherë ka qenë ideja ose interesimi i EULEX-it për ta arrestuar njërin nga deputetët për krime lufte dhe EULEX-i apo Qeveria mos gabohem e ka dërguar këtë pyetje të Gjykata Kushtetuese për ta trajtuar çështjen e imunitetit të deputetëve. Pra po flasim për një situatë krejt tjetër, dhe e dytë në atë vendim thotë se deputeti konsiderohet deputet për sa kohë është brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Tash këto aktgjykime, këto përndjekje që po i bënë pushteti, po i bënë për sjelljet e deputetëve brenda sallës së Kuvendit të Kosovës. Pra edhe në këtë pikë këta shkojnë në shkelje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, edhe pse ai vendim, prapë po e them, është marr për një situatë krejt tjetër prej asaj që po e përjetojmë sot. Pra kjo përndjekje që po iu bëhet deputetëve është së pari e motivuar dhe urdhëruar politikisht dhe e dyta është duke u bërë në kundërshtim me parimet kushtetuese që e mbron imunitetin e deputetit”, shton ai.

Kundër veprimeve të opozitës kanë dal edhe ambasadorët e vendeve të fuqishme Quint-it, çka për Ymerin janë vetëm pajtim me Qeverinë, e cila sipas tij është fajtore pse nuk po e mbron shtetin dhe sovranitetin e vendit. Ai nuk pranon se me këto deklarata diplomatët janë kundër tyre, por gjithnjë ia hedh fajin ekzekutivit, se pse qëndrimet e tyre janë të tilla.

Ymeri: Shtetet mike dhanë në dy momente fjalë vendimtare

“Ne kemi problem aktualisht në Kosovë me politikat e Qeverisë. Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë, Qeveria ka nënshkruar marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi. Këtu është problemi dhe qëndrimet e shteteve mike të Kosovës të cilat vazhdojnë të jenë shtete mike të Kosovës, shumë të çmuara, natyrisht që nuk mund të jenë përtej qëndrimeve të vet Qeverisë së Kosovës. Sepse unë mendoj që këto shtete mike, natyrisht që kanë folur shumë për Kosovën, mirëpo sa i përket fjalëve të tyre vendimtare që kanë qenë shumë të rëndësishme, kemi dy momente. Momenti i parë kur e kanë bombarduar Serbinë dhe kështu e kanë ndihmuar luftën çlirimtare të popullit të Kosovës dhe momenti i dytë kur e kanë njohur pavarësinë e Kosovës si republikë të pavarur dhe sovrane. Këto janë dy momentet më të rëndësishme të fjalëve mw serioze dhe mw të mira të këtyre shteteve mike”, thotë Ymeri.

Sipas tij, kur një shtet ta njeh të drejtën sovrane për ta qeverisur një territor të caktuar, siç ka ndodhur me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, dhe mbi njëqind vende që e kanë njohur Kosovën, kjo nënkupton që është detyrë dhe përgjegjësi e institucioneve tona që ta realizojnë këtë republikë dhe ta ndërtojnë në territorin e vet.

Por, këtë nuk mund ta bëjnë ata që janë të zhytur në krim e korrupsion, e që shtetin e përdorin për rritjen e pasurisë së tyre private, thotë Ymeri.

Ymeri: Shtetin nuk mund ta bëjnë të zhyturit në krim e korrupsion

“Ky është problemi parësor, pra problemi është te Isa Mustafa e Hashim Thaçi. Njëri i zhytur deri në fyt me krimin e ndërtimeve ilegale në Prishtinë, me tenderët e djemve të tij, dy djem i ka, t dytë biznesmen, tjetri i zhytur në afera të mëdha korruptive, në përfolje e dyshime jashtëzakonisht të bazuara për bizneset e vëllezërve të tij të cilat i kanë rritur për shkak se ky ka qenë kryeministër. Dhe në anën tjetër i përballur me dështimet e njëpasnjëshme politike, sidomos ditëve të fundit. Që prej UNESCO-s e deri te kjo vepra e cila është vepër penale, mos harroni, është me kodin penal e trajtuar si tradhti ndaj shtetit falja e territorit që ia bëri Malit të Zi me nënshkrimin e vet. Këta janë njerëz që po e udhëheqin sot Kosovën, nw fakt po e shpenzojnë Kosovën dhe po e rrënojnë atë”, thekson ai.

Kreu i VV-së, Visar Ymeri i ka dhënë edhe një përgjigje ambasadores gjermane në Kosovë, e cila ka thënë se e gjithë kjo që po bënë opozita, ka një prapavijë që të mos lejohet themelimi i Speciales.

Ymeri: Testona, anuloni marrëveshjet dhe shiheni a po kthehet normaliteti në Kuvend

“Unë përgjigjen e kam shumë të thjesht për këtë. Për të gjitha aludimet që janë plasuar në publik kohëve të fundit. Përgjigjja ime është në formë kërkese, le të na testojnë, i kisha lutur të gjithë këta që mendojnë që e kemi për pushtet, që e kemi për ta ndaluar themelimin e Gjykatës Speciale, që mendojnë se e kemi për këtë apo atë, le të na testojnë, le t’i tërheqin marrëveshjet dhe do ta shohin. Le t’i tërheqin këto marrëveshje, le të anulohen, dhe do ta shohin se do të kthehet normaliteti në institucione shumë shpejt. Ne do të vazhdojmë të mbetemi në opozitë do ta bëjmë luftën tonë opozitare, siç e kemi bërë deri tash ama normalitet në institucione do të ketë, ama jo pa u tërhequr marrëveshje. Nëse insistohet në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, atëherë jo vetëm në institucione por nuk do të ketë normalitet as në jetën në Kosovë në përgjithësi. Sepse këto marrëveshje do ta shkatërrojnë Republikën”, tha Ymeri.

Ymeri ka ripërsëritur edhe një herë se ndalimi i Albin Kurtit javë më parë nga Policia, ishte kidnapim dhe atë e ka krahasuar me veprimet që përdor presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Ymeri: Isa e Hashimi po veprojnë sikurse Putini në Rusi

“Më herët kishim edhe kidnapimin e Kurtit nga Policia ku edhe prokuroria e pranoj se nuk ka pasur fletarrest, ku kërkesa ka shkuar me telefon ndaj policëve merreni këtë njeri dhe na sillni këtu, kështu veprojnë vetëm në vendet autoritare, personat autoritar që nuk kanë të bëjnë as me demokracinë as shtetin ligjor. Nëse donë një shembull, shikojeni Rusinë e Putinit, kështu vepron Putini, kidnapon njerëz natën dhe këtë e ka bërë edhe Isa me Hashimin ndaj Albin Kurtit, kjo a nuk është dhunë. Ndërkohë që protestat tona ato jan si reaguese karshi dhunës së ushtruar na Policia”, thotë ai.

Kreu i Vetëvendosjes ka shpjeguar edhe rastin e Dardan Molliqajt, i cili në protestën e fundit nxori jashtë veturës zyrtare këshilltarin në Ministrinë e Bujqësisë, Shasivar Haxhijaj, ku protestuesit ia demoluan veturën. Ai thotë se Molliqaj e shpëtoj Haxhijajn nga lëndimi që protestuesit e mllefosur mund t’ia bënin atij, por e mohon se Molliqaj e nxori nga vetura.

Ymeri: Dardan Molliqaj e shpëtoi Shasivar Haxhijajn nga lëndimi

“Në atë rast Dardan Molliqaj e ka nxjerr, apo ka kërkuar nga personi në fjalë Shasivar Haxhijaj që të dal nga makina në mënyrë që të mos lëndohet, sepse ka pasur një mllef të qytetarëve me tërë atë që ndodhi në rrugët e Prishtinës. Dhe ata kanë dashur që ta demolojnë atë makinë, e cila ka qenë makinë qeveritare në përdorim pas orarit të punës. Dhe, nxj errja e Shasivarit nga makina ka qenë me qëllim të mos lëndimit të tij, dhe Dardani të paktën e ka nxjerr atë që të mos lëndohet ai person, derisa i thyheshin xhamat një makine qeveritare. Dardani e ka shpëtuar nga një lëndim i mundshëm Shasivarin, pra nuk e ka tërhequr nga makina siç po thuhet, nuk ka dashur Dardani ta kidnapoj atë, vetëm ka kërkuar nga ai që të dal nga makina në mënyrë që të mos lëndohet nga gurët që thyenin xhamat e makinës. Tash kjo çështja a kanë pasur të drejt protestuesit apo jo, është çështje tjetër. E vlefshme për t’u diskutuar gjithsesi”, shprehet Ymeri.

Ymeri ka paralajmëruar se nuk do të ketë seancë të Kuvendit të Kosovës për sa kohë që vazhdon kërcënimi me jetësimin e Zajednicës dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Sipas tij, çfarëdo seance normale e Kuvendit të Kosovës do të nënkuptonte normalizim të këtyre projekteve kaq të dëmshme për republikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.