Pas fotos së publikuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë qarkulluar edhe foto tjera nga një mbrëmje e organizuar nga Gazmend Abrashi i AAK-së.
Pjesëmarrës kanë qenë shumë personalitete nga partitë opozitare, e për atmosferën e tyre shihet se është përkujdesur Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes.
