Ish-Presidenti shqiptar Alfred Moisiu thotë se politikat e BE kanë një standard të dyfishtë. Ato shkojnë në favor të Serbisë thotë ai, duke sjellë si shembull bllokimin e Kosovës në UNESCO
Moisiu: Edhe BE po bën një politikë me dy standard ndaj Kosovës. Serbisë poi bën lëshime që deri në një farë mase janë pranuar nga shqiptarët e Kosovës, ndërsa në anën tjetër politikanët serbë po ndjekin një politikë shtrënguese dhe bllokuese për Kosovën. Shembulli më i freskët është pengimi i saj për ta pranuar në UNESCO.
Deklaratat e tij ish-Presidentit Moisiu i bëri në konferencën për paqen në Ballkan, ku i pranishëm ishte edhe ish presidneti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili në fjalëm e tij ai vuri në dukje se kjo politikë e Serbisë nxit tensionet midis dy shteteve.
Sejdiu: Me veprime të tilla realisht i ngrin tensioned dhe i minon përpjekjet, vullnet të mirë apo relaksimin e raporteve midis vendeve duke e përfaqur kështu qartë edhe seriozitetin në këtë proces. Kjo klime fatkeqësisht është e përditshme edhe ne raport që ky vend ka instaluar meë Bosnjë Hercegovinën dhe gjendjen realisht të brishtë atje që prej dy dekadash.
Në takim u fol edhe për sulmet terroriste në Francë ku të pranishmit i dënuan ashpër, duke vënë në dukje që paqja dhe harmonia është ajo që duhet të mbizotërojë.