Lajmet e fundit

Boshnjakët Pesimistë për Trashëgiminë e Marrëveshjes së Paqes

Pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, politike apo gjendjes ekonomike, shumë njerëz në Bosnjë dhe Hercegovinë janë dakord se suksesi i vetëm i marrëveshjes së Dejtonit 20 vjet më parë ishte përfundimi i luftës.

20-vjetori i marrëveshjes së paqes së Dejtonit këtë muaj, e cila ndaloi luftën e viteve 1992-1995 ka nxitur debate publike në Bosnjë dhe Hercegovinë në lidhje me sukseset dhe dështimet e marrëveshjes.

Ndërsa diplomatë të huaj, zyrtarë qeveritarë, aktivistë dhe ekspertë mbajtën diskutime në dhomat e konferencave dhe ato parlamentare, njerëzit e zakonshëm kanë zhvilluar biseda të ngjashme në rrugë dhe tregje në vend.

Gazetarët e BIRN kryen një sërë intervistash me banorët në Sarajevë, Doboj, Mostar, Prijedor, Tuzla dhe qytete të tjera në të gjithë vendin për të vlerësuar pikëpamjet e njerëzve të zakonshëm për sukseset dhe dështimet e Dejtonit, si edhe çfarë mendojnë ata për të ardhmen e Bosnje dhe Herzegovinës – ose mungesën e saj.

Intervistat sugjeruan se pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare, përkatësitë e tyre politike apo klasa sociale, pothuajse të gjithë u pajtuan për dy gjëra – se suksesi i vetëm i vërtetë i marrëveshjes ishte se ajo ndali luftën dhe se në shumicën e aspekteve të tjera, Dejtoni ishte një dështim.

“Mund të themi se marrëveshja e paqes e Dejtonit ishte e suksesshme vetëm për shkak se ajo ndali gjakderdhjen në Bosnje dhe Hercegovinë,” tha Emil Karamatiç, një gazetar dhe analist nga qyteti lindor i Mostarit.

“Marrëveshja e Dejtonit ishte e suksesshme vetëm për përfundimin e luftës, gjithçka tjetër nuk ishte e suksesshme dhe kjo duhej të ndreqej,” tha Osman Hopiq, një boshnjak nga komuna jugore e Dobojit.

“Marrëveshja kontribuoi për t’i dhënë fund gjakderdhjes, vrasjeve dhe luftës,” tha Alma, një boshnjake 44-vjeçare nga Prijedori.

E megjithatë ky ishte pak a shumë fundi i konsensusit. Nga kjo pikë e tutje, pikëpamjet e njerëzve devijonin shpesh në drejtime të kundërta.

Alma nga Prijedori tha se Dejtoni kishte institucionalizuar ndarje të kohës së luftës midis grupeve etnike, me politikanë nga çdo grup qeverisës që qeverisin çifligjet e tyre dhe mbrojnë privilegjet e tyre në dëm të vendit në tërësi.

“Ana negative e kësaj marrëveshjeje ishte se ajo e ka ndarë vendin në entitete politike dhe rajonin e Brçkos, duke konfirmuar kështu ndarjen e territoreve dhe të njerëzve,” tha ajo.

Karamatiq argumentoi se kjo ka ndihmuar gjithashtu për të siguruar që nacionalistët të mbeteshin në pushtet.

“Marrëveshja ka lejuar forca politike nacionaliste – më shkatërrueset të para në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore – të qeverisin këtë vend për 300 vjetët e ardhshëm,” tha ai.

Por për Nenadin, një banor 29-vjeçar serb të Prijedorit, e meta më e madhe e marrëveshjes së Dejtonit ishte se ajo nuk përfaqësoi kurrë një kompromis të vërtetë dhe të qëndrueshëm midis interesave konkurruese të boshnjakë, kroatëve dhe serbëve të vendit.

“Marrëveshja e Dejtonit është praktikisht jofunksionale sepse asnjë nga të tria anët nuk i ka pranuar plotësisht dispozitat e tij,” tha ai.

Kush e ka fajin?

Ka pasur edhe mendime të ndryshme për fajtorin për dështimet e Dejtonit. Ndërsa të gjithë të intervistuarit sugjeruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar ka një përgjegjësi të madhe, të tjerët thanë gjithashtu se udhëheqësit vendas ishin pjesërisht fajtorë.

Emina, një shitëse 41-vjeçare nga pjesa lindore, kryesisht boshnjake e Mostarit, tha se politikanët vendas dhe ata ndërkombëtarë nuk kishin marrë në konsideratë interesat e njerëzve të thjeshtë.

“Atyre u intereson vetëm vetja dhe pozitat e tyre dhe nuk i kushtojnë vëmendje mënyrës se si jetojnë njerëzit. Ata kanë shkatërruar gjithçka që ishte e mirë,” tha ajo.

Megjithatë, vetëm pak kilometra në perëndim, në sektorin e Mostarit të dominuar nga kroatët, pikëpamjet mbi dështimet e Dejtonit dhe të ardhmes së Bosnjës dhe Hercegovinës ishin krejt të ndryshme.

Sipas Markos, një studenti 20-vjeçar drejtësie në Universitetin Kroat të Mostarit, dështimi më i madh i marrëveshjes së paqes është se ajo ka lejuar kroatët, si më i vogli nga tre grupet përbërëse etnike të Bosnjës të mbivotohen nga ndonjë ose nga të dyja grupet e tjera etnike, boshnjakët dhe serbët.

“Marrëveshja e Dejtonit nuk mund të ofrojë asgjë pozitive për Bosnjën dhe Hercegovinën, derisa ajo të ndryshojë krejtësisht ose të anulohet. Për shkak të kësaj lloj marrëveshjeje, Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të integrohet në NATO, BE apo ndonjë organizatë tjetër në të gjithë botën,” tha ai.

Kjo pikëpamje u mbështet nga një tjetër Marko, një prift katolik nga qyteti i Prijedorit.

“Dejtoni nuk është i suksesshëm sepse ndarja nuk u zbatua në mënyrë të barabartë,” tha ai, duke argumentuar se kroatët nuk janë të barabartë me boshnjakët apo serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Karamatiq, si shumë njerëz të tjerë në pjesët e dominuara boshnjake dhe kroate të vendit, beson se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë për të zgjidhur gjërat.”

“Asnjë nga partitë që kanë qenë në pushtet në Bosnjë që prej përfundimit të luftës së viteve 1992-1995 nuk ka lënë përshtypjen se ata duan që ky shtet të jetë një shtet si duhet. Dhe ky është problemi më i madh,” tha Karamatiç.

“Të gjithë po thonë vetëm se ata dëshirojnë të kenë Bosnjën dhe Hercegovinën, por në praktikë askush nuk e dëshiron Bosnjën dhe Hercegovinën. Me këtë lloj politikani, nuk ka asnjë mundësi që ajo të mund të mbijetojë si shtet nën këto rrethana,” shtoi ai.

Në qytetin me shumicë serbe të Dobojit, aktivisti vendas Dario Atijas tha se e vetmja mënyrë për të ecur para ishte nëse të gjithë sektorët e shoqërisë boshnjake dhe komuniteti ndërkombëtar punojnë bashkë.

“Duhet të zgjohemi të gjithë, sektori publik dhe ai joqeveritar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar duhet t’i drejtojë programet e tij atje ku nevojiten vërtet. Ne të gjithë duhet ta koordinojmë këtë në një mënyrë të integruar,” tha Atijas.

A është e mallkuar Bosnja dhe Hercegovina?

Në entitetin serb në vend, Republikën Serbe, liderët vendas kanë kërkuar vazhdimisht të sfidojnë autoritetin në nivel shtetëror dhe sugjerojnë se ata mund të shkëputen.

Nenadi, një serb nga Prijedori në Republikën Serbe, sugjeroi që Bosnja dhe Hercegovina ishte e dënuar si një shtet i bashkuar nëse politikanët vendas nuk gjejnë një lloj kompromisi pa ndërhyrje ndërkombëtare.

“Bosnja dhe Hercegovina, siç është tani, nuk ka të ardhme. Duke qenë se asnjë nuk ka dëshirë të luftojë më, ajo duhet të ekzistojë në këtë formë apo në ndonjë tjetër,” tha ai.

Marko, prifti nga Prijedori, u pajtuan me mendimin se situata aktuale është e paqëndrueshme.

“Kjo Bosnjë dhe Hercegovinë nuk ka të ardhme as si shtet, as ekonomikisht apo në aspektin e paqes së qëndrueshme,” tha ai.

Por është e dyshimtë nëse ka mjaftueshëm vullnet në shoqëri dhe midis politikanëve të vendit për të bërë progresin e nevojshëm, sugjeroi Amra Kaziq, një biologe nga Sarajeva.

“Nuk jam shumë optimiste për këtë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë ne thjesht nuk kemi mjaftueshëm njerëz që mund të krijojnë një masë kritike për ndryshim,” tha Kaziq.

“Ka apo jo vullnet, Marrëveshja e Dejtonit që i dha fund luftës tani është 20 vjeçare dhe duhet të përditësohet për të siguruar që vendi mund të dalë nga amullia,” tha Marko Divkoviç, një gazetar nga Tuzla.

“E parë nga distanca e 20 viteve të fundit, Dejtoni nuk është gjë tjetër veçse një krijim i tepërt politik dhe ligjor që ka nevojë të rishikohet sa më parë që është e mundur,” këmbënguli Divkoviq.

“Një sistem në të cilin disa nga pjesët e saj po mbajnë pas një sistem që nuk mund të ecë përpara,”

Leave a Reply

Your email address will not be published.