Lajmet e fundit

Shuplaka e radhës. Gjuriq: marrëveshja s’parasheh përkrahjen e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare!

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka hedhur poshtë deklarimet se marrëveshja e arritur në Bruksel parasheh që Serbia të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Njëra ndër manipulimet më të zakonshme të Prishtinës, të cilat i kemi dëgjuar muajve të fundit, është se gjoja se marrëveshja e arritur në Bruksel mundëson anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por është e kundërta”, ka thënë Gjuriq për mediet serbe, transmeton KTV.

Marrëveshja e Brukselit, sipas Gjuriqit, parasheh anëtarësimin e Kosovës në organizatat regjionale, por që me këtë marrëveshje nuk parashihet anëtarësimin i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Më tutje shefi i zyrës serbe ka theksuar se nuk ka alternativa për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit edhe nëse Prishtina tenton të shtyjë ose pezullojë zbatimin, për të cilat kanë rënë dakord për formimin e komunave serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.