Lajmet e fundit

PDK e LDK ‘befasojnë’ Shpend Ahmetin

LDK e PDK e kanë ‘befasur’ kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke ia vendosur atij drejtorin e ri të Termokosit.

Por këtë nuk po e pranon Shpend Ahmeti. Madje po e quan drejtor të jashtëligjshëm të ‘Lirakut dhe Samisë’ dy zyrtarëve kryesor të PDK’së dhe LDK’së në komunën e Prishtinës.

‘Të premten, një person me emrin Naser Canolli paska shkuar në Termokos dhe ju paska thënë punëtorëve se është drejtori i ri i Termokosit i zgjedhur nga Liraku e Samia’, thuhet në reagimin e Ahmetit.

‘Më pastaj e kuptova se Canolli qenka nënkryetar i PDKse për Prishtinë, anëtar i Këshillit Drejtues së PDKsë dhe udhëheqës i Gazetës Zyrtare’.

‘Si duket marrëveshja e Lirakut me Samiun paska qenë me i nda ndërmarrjet si torte duke tentuar të vendosin militanta në udhëheqje pikërisht kur ndërmarrjet publike në Prishtinë (të shkatërruara qe 14 vite) po ringjallen. Dhe këtë duan ta fillojnë me Termokosin i cili ka filluar kogjenerimin dhe tani edhe ka sigurar mjete pêr ti kyçur edhe 30 mijë konsumatorë të tjerë. Për shkak se duan që këtë sukses ta kthejnë prapa’.

Por këtë Kryetari i Prishtinës thotë se nuk do ta lejojë.

‘Sot kam shkuar në ora 08:00 të mëngjesit në Termokos që ta takoj këtë person të caktuar në mënyre të paligjshme. Por nuk erdhi’.

‘Të nderuar qytetarë të Prishtinës. Ju bëj ftesë që t’i mbrojmë ndërmarrjet publike nga zhvatësit shumëvjeçar. Taman kemi filluar t’i rimëkëmbim ato, po tentojnë të ndalin hovin. Së bashku nuk duhet t’i lejojmë. Mjaft me korrupcion e dallavere. Kemi nevojë për zhvillim e shërbime më të mira’, thuhet në reagimin e Ahmetit.

Mbetët të sqarohet nga PDK e LDK të sqarohet si është emëruar drejtori i ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.