Policia rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se mbrëmë, rreth orës 19:10 minuta në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen Arbanë ka ndodhur një aksident i cili për pasojë ka pasur një këmbësor të vdekur i vitlindjes 1959.
Sipas hetuesve të aksidenteve të trafikut thuhet se shoferi i veturës “Volksvagen Polo” nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit me kushtet dhe rrethanat në rrugë ose nga pa kujdesia e ka goditur me pjesën ballore të veturës një këmbësor i cili në momentet kritike po e kalonte rrugën.
Viktima nga një shofer i çastit është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor e më pas është transportuar në QKUK në Prishtinë mirëpo më vonë është konfirmuar vdekja. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet për autopsi.