Shefi i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka reaguar lidhur me veprimin e sotshëm të kryetarit Shpend Ahmeti i cili në mëngjes kishte shkuar në Termokos për t’u “përballur” me drejtorin e ri të kësaj ndërmarrje Naser Canolli i emëruar në këtë pozitë ditë më parë nga Bordi i Ndërmarrjes.
Kryetari Ahmeti e ka vlerësuar si drejtor të kundërligjshëm Canollin. Por ndryshe thotë Çelaj. Sipas këtij të fundit, kryetari Ahmeti duket se nuk e di ligjin se si funksionojnë ndërmarrjet publike “apo e di por qëllimisht e shkelë atë.
“Ato janë të pavarura dhe Asambleja dhe Komuna ushtrojnë kontrollin nëpermejt aksionerëve të cilët janë votuar në Asamblenë Komunale të Prishtinës me shumicë të votave. Ato kanë bordet e tyre dhe funksionojnë në mënyrë të pavarur”, ka thënë Çelaj.
Ndërsa, veprimin e sotshëm të kryetarit Ahmeti, Çelaj e vlerëson si tendencë për t’i kontrolluar ndërmarrjet me anë të subjektit politik.
“Veprimi i tij i sotshëm ku ai shkon me nje grup militantesh politik deshmone qe ai ka tendenca ti kontollojë ndërmarrjet me subjektin e tij politik duke ushtruar presion dhe dhune mbi ndërmarrjet. Do te ishte mirë që Shpendi debatin ta zhvillojë në Kuvend dhe jo ne Facebook dhe të veproj me institucione e jo duke marrë drejtesinë në duart e tij”.
“Ai sot flet për sukseset e Termokosit e që janë të pamohueshme por të cilat nuk janë meritë e tij por e akterëve tjerë siç janë KFË, Qeveria e Kosovës projekt ky i filluar 8 vite me parë. Shpendi nuk e ka bërë as edhe një të vetmin veprim në këtë drejtim përveç që ka lejuar një ushtrues detyre për 1 vit (vëllai i të cilit është sekretar i VV-së në Lipjan) të zgjidhet në mënyrë të jashtëligjshme nga Aksionarët e mëparshëm të VV-së”
“Ftoj qytetaret qe te mos bijne prehe e shpifjeve te Shpendit i cili ne vend qe te merret me zhvillimin e qyetit e bllokon ate (sic eshte rasti i sotshem apo ne Asambelene Komunale) si dhe duke ju prire protestuesve ne shkaterrimin e Qytetit”, ka shkruar Çelaj.