Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancën e radhës plenare më 30 nëntor.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se opozita duhet të kthehet në Kuvendit dhe të mos e inkriminojnë vetveten në akte dhune siç është hedhja e gazit lotsjellës.
Sipas Veselit, manifestimi i opozitës më 28 nëntor nuk është zgjedhje e mirë dhe ta përdorë flamurin kombëtarë për qëllime politike.
Ai tha se kjo tregon pafuqinë e tyre, pasi nuk e duan ata më shumë flamurin kombëtar se sa ai dhe të tjerët.