Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon sot promovimin e veprës “Ligjërime për fenë e atdheun I-II” të myftiut Naim ef. Tërnava.
Në këtë aktivitet, sipas komunikatës së BIK, pritet të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të bashkësive fetare islame nga Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi.
Për veprat do të referojnë prof. dr. Bajram Kosumi – rektor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan dhe prof. dr. Hysen Matoshi – drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Promovimi mbahet në “Swiss Diamond Hotel”, në ora 13:00.