Lajmet e fundit

Rrëshqitje dheu dhe gurësh, bllokohet njëra korsi e Rrugës së Kombit

​Moti i keq i ditëve të fundit ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rajonin verior dhe verilindor. Mëngjesin e sotëm (24 nëntor) është bllokuar njëra korsi e Rrugës së Kombit dhe shkak janë bërë rrëshqitja e dherave dhe gurësh në këtë segment.

Konkretisht rrëshqitja e dherave ka ndodhur në aksin Fushë-Dukagjin – Kukës. Ndërkohë pritet edhe ndërhyrja e autoriteteve për të pastruar masivin e gurëve.

Në këtë segment rrugor, ku çdo vit fenomeni i rënieve të masivëve të dherave e gurëve është evident, kanë qenë të pranishme duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve.

Jo vetëm në rrugën e Kombit, por edhe në rrugë të tjera nacionale e rurale, rrëshqitjet e dherave e gurëve kanë qenë të pranishme si në rrugën Kukës – Krumë, Kukës – Shishtavec e Kukës – Peshkopi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.