Lajmet e fundit

Mbyllet Qendra për Punë Sociale në Prizren, ja pse?

Qendra për Punë e Mirëqenia Sociale në Prizren, të premten e kishte “mbyllur dyert” për qytetarë. Sigurimi i objektit i kthente te gjithë ata të cilët kishin nevojë për marrjen e shërbimeve nga kjo qendër, me arsyetim se të gjithë janë në një seminar. Ktheheshin qytetarë të cilët ishin aty për ndihma, por edhe të tjerët të cilët shkonin për të realizuar kontaktet me fëmijë.

Një qytetar thoshte se ia kishin ndalë ndihmën pa arsye për fëmijën e tij, kurse nuk mund të merrte sqarime më shumë se askush nuk ishte aty. Po ashtu, një qytetari tjetër, ish-gruaja e tij nuk e kishte sjellë fëmijën me kohë, kurse përgjegjësi I lëndës nuk ishte aty që ta zgjidhte problemin.

Indeksonline ka kontaktuar drejtoreshën e Qendrës për Punë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Prizrenit, Elhame Berisha, mirëpo ajo mohon se qendra është mbyllur.

Ajo thotë se qendra për Punë Sociale nuk është mbyllë shkaku i seminarit sepse një pjesë e punëtorëve ishte në qendër.

“Nuk është mbyllë qendra për punë sociale, punëtori social e ka obligative prej ministrisë se Mirëqenies Sociale, që çdo 6 muaj me u çertifiku. Varet se kur ministria e organizojë seminarin. Të enjten dhe të premten ka qenë certifikimi i punëtorëve, gjë që nuk është mbyllë qendra, por punëtorët kanë qene në certifikim dhe jo gjithë punëtorët”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Por, ajo arsyeton mbylljen e Qendrës për Punë Sociale në Prizren, shkaku i shpërndarjes se gratit që janë bërë në bashkëpunim OJQ- OSB, QPS dhe drejtoria e komunës së Prizrenit.

“Të premten rreth orës 12, ka pasur shpërndarje të një grandi, që e ka bërë OJQ-OSB-ja në bashkëpunim më Qendrën për Punë Sociale dhe drejtorinë e komunës, dhe deri sa është bërë shpërndarja e grandit, prej 12 deri 1, është mbyllë e jo për arsye të tjera”, është shprehu Berisha.

Po ashtu, ajo thotë se pala që ka pasur punë më njëri nga punëtorët, ai ka rastisur të jetë në seminar.

“Një pjesë e punëtorëve ka qenë në seminar një pjesë tjetër në shpërndarjen e grandit. Por ajo palë e cila ka pas punë më një punëtor ndoshta ka qëlluar të jetë në seminar dhe sigurimi ka thënë nuk janë këtu”, ka thënë Berisha.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Komunës se Prizrent, Ymer Berishën, mirëpo ai nuk kishte informacione se cka kishte ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.