Lajmet e fundit

AAK-ja, mirëpret propozimin e Mustafës për Demarkacionin

Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Isa Mustafa për Demarkacionin me Malin e Zi.

AAk-ja thotë se e mirëpret gaditshmërinë e Mustafës për të reflektuar, ani pse ende nuk dijnë detajet e propozimit.

Ky është reagimi i AAK-së

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot paska dalë më një propozim të ri, rreth mundësisë së zgjidhjes së çështjës së demarkacionit me Malin e zi.

Megjithëse ne ende nuk i kemi detajet e propozimit të tij, e mirëpresim gatishmërinë e tij për të reflektuar.

Sa i përket propozimit të kryeministrit për demarkacionin me Malin e Zi, ai duhet të na japë informata shtesë.

Nëse kryeministri është i gatshëm që ta zgjidhë këtë cështje, atëherë nuk është e nevojshme të komlikohen gjërat.

Ai duhet ta shkarkojë komisionin egzistues, duhet ta zhvlerësojë punën e tij(marrëveshjen) dhe tek mëpastaj të krijohet një komision i ri, edhe me ekspertë ndërkombëtar edhe me ekspert vendor.

Nëse në një situatë të tillë, kërkohet që ne të jemi pjesë e atij komisioni, sigurisht se ne do te jemi të gatshëm që ta japim kontributin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.