Lajmet e fundit

Berishaj: Me marrëveshjet e Brukselit, Serbia hisedare në Veri

Me marrëveshjet e fundit të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës në Bruksel, Serbia është bërë bashkëpronare me Kosovën në Veri të vendit, ka thënë anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berishaj.

“Ne kemi thënë se Kosova është shtet i pavarur, por në veri Serbia është hisedare, kjo është çka thuhet në marrëveshjet me Serbinë, si te ajo te telekomunikacioni dhe ajo për energji”, ka deklaruar Berishaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ky gjenerozitet i paparë në bisedimet e Brukselit është i papranueshëm. Këto janë lëshime të bëra të cilat nuk mund të kalohen. Një pjesë e politikës së Kosovës, është një pjesë me peshë që ka dhënë shumë për Kosovën”.

Ai duke folur për protestën e opozitës të thirrur për 28 nëntor tha se kjo datë është zgjedhur thjeshtë për arsye simbolike.

“28 Nëntori është një ditë e shënuar e historisë shqiptare, qëllimi i opozitës është që të manifestohet në këtë ditë historike që është edhe festë, por edhe të shprehet pakënaqësi për këto marrëveshje”.

“Opozita nuk ka instrumente t’i mbledhë qytetarët, ata mund të bashkohen vullnetarisht, simbolika është të manifestohet në ditë feste”, tha Beishaj, duke shtuar4 se arsye pse Opozita vazhdon të protestojë është sjellja arrogante e Qeverisë dhe marrëveshjet e arritura prej tyre.

“Thelbi nuk është te forma, por te përmbajtja”, thotë Berishaj.

“Përmbajtja është te këto dy tema, kapërcimi i këtyre dy temave është tentativë për ikje nga thelbi. Pozita ka shfaqur arrogancë të pashoqe dhe e ka reduktuar problemin në numra”.

“Këto dy pika nuk janë problem të vetëm një Qeverie, por dëmet janë afatgjata. Në proceset e rëndësishme gjithmonë opozita ka qenë e përfshirë, tani është përjashtuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.