Gjykata e Apelit ka lanë në fuqi masën e paraburgimit prej nji mueji, ndaj të pandehunës Donika Kada-Bujupi.
Në njoftimin e kësaj gjykate thuhet se pretendimet ankimore janë të pabazueme, ngase prej shkresave të landëve dhe prej provave të mbledhuna deri tash, rezulton dyshim i bazuem se e pandehuna ka krye veprën penale për të cilën dyshohet.
Gjykata i vlerëson të pabazueme edhe pretendimet e mbrojtjes se e pandehuna ka imunitet funksional pasi që Apeli nuk asht kompetent për vlerësimin e kushtetushmërisë së Kushtetutës. Sibas Apelit, nji interpretim të tillë e ban Gjykata Kushtetuese vendimet e së cilës janë të obligueshme për gjyqësorin, e në vendimin e kësaj gjykate, çashtja e imunitetit sa i përket veprave penale asht sqarue nji herë, thuhet ma tej në njoftim.
Avokati i deputetes Arianit Koci thotë se rreziku i përsëritjes së veprës penale ka qenë arsyeja ma e fortë e vazhdimit të masës së paraburgimit.
Simbas tij, Kada-Bujupi asht pyetë tri herë nga kolegji penal i Apelit, se a ka me e përsëritë veprën, e ajo të tria herë asht përgjigjë “Po!”.
Koci thotë se beteja ende nuk ka përfunde.
https://www.youtube.com/watch?v=d0iqoQ–Lf0