Lajmet e fundit
Donika Kadaj falënderon qytetarët istogas

Donika Kadaj falënderon qytetarët istogas

Kandidatja për kryetare të Komunës së Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi e ka shprehur falënderimin e saj për qytetarët istogas pas rezultateve të zgjedhjeve.

Znj. Kadaj Bujupi i është drejtuar me falënderime strukturave të partisë dhe të gjithë qytetarëve për përkushtimin dhe angazhimin e bërë në fushatën maratonike.

”Të dashur miq, anëtarë të partisë, struktura komisionere dhe vëzhgues. Ju falënderoj për përkushtimin dhe angazhimin e juaj në muajt që ishim bashkë. Na vije keq që një program shumë konkret dhe zhvillimor nuk do të zbatohet në Istog, megjithatë është vendim i qytetarëve. Ju jam mirënjohëse dhe falënderuese”  deklaroi Donika Kadaj-Bujupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.