Metrot dhe shkollat në Bruksel do të hapen sot, pas katër ditë mbylljesh, megjithatë në kryeqytetin belg niveli i sigurisë mbetet i lartë.
Autoritetet kanë frikë se një sulm i ngjajshëm me atë të Parisit, mund të ndodhë edhe në Bruksel, pasi të paktën njëri nga personat e armatosur që sulmuan në Paris dyshohet se vazhdon të jetojë në Bruksel, transmeton Gazeta Blic.
Sulmet terroriste në Paris lanë të vdekur 130 njerëz, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e morri Shteti Islamik.
Në Bruksel, transporti publik do të fillojë të punojë përsëri nga ora 6:00 (GMT), ndërsa raportohet se disa linja do vazhdojnë të mbesin të mbyllura.
Policia belge, pas sulmeve në Paris është vënë në kërkim të Abdelhamid Abaaoud, i cili dyshohet se pas sulmeve të Parisit është vendosur në Belgjikë.