Policia e Çekisë thotë se i ka arrestuar tre shtetas çekë, që janë kërkuar nga Belgjika të dyshuar për organizimin e një grupi të kontrabandimit të njerëzve.
Zëdhënësi i policisë së Çekisë, Pavel Hanak, tha se personat e arrestuar, to moshës prej 43 e deri në 53 vjeç, janë të dyshuar për organizimin e transferit ilegal të migrantëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Siria, për në Britani.
Zëdhënësi Hanak tha se autoritetet policore në Çeki, Belgjikë, Britani dhe Gjermani, kanë bashkëpunuar në këtë rast, që ishte koordinuar nga agjencia Europol.
Ai ka theksuar se policia tashmë ka prova se ky grup i ka kontrabanduar më se 100 migrantë.
Polica ka njoftuar dje se gjykatat në Çeki tash duhet të lejojnë esktradimin e tyre në Belgjikë, ku ballafaqohen me dënim deri në 20 vjet burg. (REL)