Një marins rus është vrarë në një mision me helikopter në përpjekje për të shpëtuar kolegët e tij në aeroplanin i cili u rrëzua nga Turqia afër kufirit sirian të martën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai ka vdekur pasi që helikopteri i tij u vu në flakë nga rebelët në veri të Sirisë, aty o aeroplani u rrëzua/
Rebelët kanë filluar me të shtëna nga toka dhe e kanë vrarë njërin nga dy anëtarët e ekuipazhit.
Kreu i NATO-s është deklaruar se solidarizohet me Turqinë, kurse nga Rusia kanë ardhur deklarata se kjo ngjarje do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet në mes të dyja vendeve.