Lajmet e fundit

Nga e premtja borë në Kosovë

Sipas Prishtina Ëeather, edhe ditëve të ardhshme vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e fushave me presion të ulët.

Një ciklon nga Mesdheu gjatë ditës së nesërme do të zhvendoset në jug të rajonit duke sjellur vransira dhe të reshura shiu, e në vise malore edhe reshje bore.
Gjatë ditës së enjte një tjetër ciklon, me origjinë nga zonat polare do të depërtojë mbi Itali, e më pas edhe mbi rajonin tonë duke sjellur sërish të reshura shiu, ku ditën e premte, më vonë, pritet të shndërrohen në reshje bore. Reshjet e borës pritet të vazhdojnë deri të shtunën paradite, e më pas do të pushojnë.

Masat e ftohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon, do të vazhdojnë të zbresin temperaturat, me maksimale nga 6C-7C në 3C, e minimalet nga 2C deri në -4C, ditën e diel. Era do të fryejë kryesisht nga verilindja dhe veriu me shpejtësi 2-11m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të jetë në zbritje, e përgjatë fundjavës pritet të ngritet mbi vlera normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.