Një kamion ka marrë flakë në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.
Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për informim në Policinë e Kosovës.
Ahmeti tha se Policia ka pranuar informatën në orën 13:30, e kamioni ka marrë flakë gjatë momentit sa ka qenë në lëvizje.
Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke intervenuar.