Ish- lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka ikur nga Kosova, ashtu siç raportuan disa medie. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Blic zyrtarë të lartë brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas këtyre zyrtarëve, Kurti është në Kosovë dhe është duke u marrë me aktivitete politike.
“Atë që e kanë raportuar disa medie se kinse Kurti ka ikur nga Kosova nuk është e vërtetë”, ka thënë ky zyrtar në kushte anonimiteti,
—
Lideri VV-së, Albin Kurti ikë nga Kosova (Foto)
Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili po kërkohet për arrestim nga Policia e Kosovës, pas fletë-arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mund të mos ndodhet më në territorin e Kosovës, ose këtë po planifikon ta bëjë ditët në vijim.
Më 5 dhjetor ai ka caktuar një takim me bashkatdhetar në Norvegji, shtet prej nga vjen edhe bashkëshortja e tij.
Ende nuk dihet nëse Kurti tanimë ndodhet te “miqtë” e tij. Por ajo që dihet, ai po planifikon që në fund të javës së ardhshme të jetë atje, ku është paralajmëruar se do të jetë i pranishëm në një tubim në Oslo të Norvegjisë, ku do të flasë për gjendjen aktuale në Kosovë, dhe për pasojat e marrëveshjes së Asociacionit dhe Demarkacionit.