Komuna e Skenderajt e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës i jep tender anëtarit të kësaj partie Abdullah Gashi në vlerën e 10 mijë eurove.
Kjo komunë ia besoi furnizimin me loptop dhe kompjuterë kompanisë “Urban Technology”, në mesin e tri kompanive ofertuese për çmimin më të ulët, raporton Gazeta Fjala.
Udhëheqësi i kompanisë fituese, Abdullah Gashi, edhe në profilin e tij në Facebook e ka të publikuar se është anëtarë i PDK-së.
Njoftimi për dhënie të kontratës është bërë publike në KRPP të martën, ndërsa nënshkrimi I saj është paraparë të bëhet ditën e premte me 27 nëntor. / Gazeta Fjala/