Lajmet e fundit

NATO i mbijetoi Luftës së Ftohtë, por rrëzimi i avionit luftarak rus përbën një kërcënim të madh

Dekadat e diplomacisë së kujdeshme në luftën kundër armëve bërthamore, janë sakrifikuar për pak sekonda nga Turqia.

Në momentet e rrëzimit të avionit rus nga forcat ajrore turke, presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur qartë qëllimet e tij strategjike: destabilizim dhe ndarja e NATO-së, transmeton Gazeta Blic.
Shanset për përfundimin e shpejtë të luftës në Siri, tashmë i ka marrë era.
Për një kohë të gjatë, Putini është përpjekur të minojë unitetin e NATO-së. Ai e ka testuar NATO-në me dërgimin e aeroplanëve rusë në hapësirën ajrore Baltike, me destabilizimin e Ukrainës dhe aneksimin e Krimesë.

NATO, aleanca ushtarake e formuar pas Luftës së Dytë Botërore nga vendet e Amerikës se Veriut dhe Europës Perëndimore, tani ka 28 shtetete anëtare që angazhohen për mbrojtjen e njëri-tjetrit, transmeton Gazeta Blic.
Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, është shprehur se pavarësisht situatës, ata do të qëndrojnë ‘afër’ Turqisë.

“Sikurse edhe kemi bërë vazhdimisht, ne do të qëndrojmë në solidaritet me Turqinë dhe e mbështesim integritetin territorial të aleatit tonë në NATO, që është Turqia,” tha ai.
Por, zyrtarët gjermanë dhe çekë e kanë shprehur habinë e tyre me veprimet e Turqisë.
Turqia e ka marrë përkrahjen edhe nga Shtetet e Bashkuara, duke cekur se Turqia ka të drejtë të mbrojë hapsirën e saj ajrore, shkruan Nic Robertson për CNN,  transmeton Gazeta Blic.

Por, a është kjo një mundësi e humbur kundër luftës së ISIS-it?

Barack Obama dhe mysafiri i tij, presidenti francez Francois Hollande, kanë kërkuar nga Rusia që të godasë objektivat e ISIS-it në Siri, në bashkëpunim me koalicionin e tyre të vetëm.
Hollande ka humbur 130 njerëz të pafajshëm nga sulmet e ISIS-it në Paris, ndërsa Putini 224 njerëz të pafajshëm gjatë shpërthimit të një avioni rus.
Kështu, që të dy kanë një autoritet moral për të nxitur veprim kolektiv.

Ky ishte moment i rrallë i diplomacisë ndërkombëtare, ku mendohej se mbështetja e Rusisë për Bashar al-Assadin mund të ndryshonte.
Shansi ishte aty, por e konsumoi Erdogani.

Rrëzimi i avionit rus vjen pas akuzave që po i bëhen Erdoganit nga armiqtë e tij, duke e cilësuar atë si aspirues të ringjalljes së Perandorisë Osmane dhe duke e akuzuar se po sillet butë karshi islamikëve radikalë.
Putini ka shkuar edhe më tej, duke thënë se Erdogani, kreu i një shteti anëtar të NATO-së, është mur anësor me terroristët.

Në analizën e parë, kjo mund të duket si fatkeqësi, por në anën tjetër mund të jetë përfitim i madh për Putinin.
Për të gjitha këto vite Putini është përpjekur të minojë unitetin e NATO-së, ndërsa veprimi i Erdoganit i’a ka dorëzuar atij në një pjatë.

NATO partnerja e Erdoganit tani mund të shikojë me sy të shqyer, përderisa situata po mbahet në elemente të paqëndrueshme.
Nuk është partner i qëndrueshëm ai që nxit nervat e aleancës, ndërsa Erdogani ka hedhur të gjitha kartat në ajër.

Dhe gjetkë, ISIS-i shikon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.