Megjithëse thotë se është single, duket se ajo tashmë ka të dashur.
Bëhet fjalë për prezantuesen televizive Luana Vjollca, e cila ka lënë pas dashurinë me këngëtarin Adrian Gaxha.
Burimet e afërta me bukuroshen për Telegrafin kanë zbuluar se Luana është duke flirtuar me Krenar Çoçajn, ish të dashurin e këngëtares Dafina Zeqirit.
Madje, ata tashmë janë parë disa herë në kryeqytetin kosovar në shoqëri të njëri-tjetrit, e cila arsyeton vizitat e shpeshta të bukuroshes shqiptare në Prishtinë.
Mësohet se ‘misit’ i njohjes mes Luanës dhe Krenarit është shoku i këtij të fundit, përkatësisht i dashuri i Marina Vjollcës, motrës së Luanës, reperi Getoar Selimi-Geti.